Ai këtë ka thënë se kanë vërtetuar nga hulumtimet që kanë bërë në institucionet vendore dhe ndërkombëtare.
Sipas tij deri në vitin 2009 këtë pjesë duke përfshirë edhe mirëmbajtjen e rrugëve e ka menaxhuar Kosova, shkruan lajmi.net.
“Nga hulumtimet që kemi bërë në institucionet vendore dhe ndërkombëtare kemi ardhur në përfundim se në pjesën e territorit që është i kontestuar e ka menaxhuar Kosova”.
“Sipas një shkrese të Policisë së Kosovës pjesën e kontestuar tash, deri më datën 12.01.2009, e ka menaxhuar Kosova. Pala malazeze kishte kërkuar nga Kosova që pas kësaj date më kompanitë e Kosovës mos ti pastrojnë rrugët”, ka thënë Bulliqi./Lajmi.net/