Bulliqi: Vija kufitare Kosovë-Mali i Zi nuk është në përputhje me vijën administrative të ish-Jugosllavisë

Kryesuesi i Komisionit për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, Shpejtim Bulliqi ka raportuar para qeverisë për të gjeturat e këtij komisioni në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi.

Bulliqi ka thënë se ish-komisioni ka shënjuar vijën kufitare bazuar në dy variante: në hartën topografike me kufijtë administrativ dhe në zonat kadastrale.

“Ish komisioni e ka pranuar si të mirëqenë se mbulimi me kadastër i takon palës malazeze. Nga të dhënat e siguruara se kontrolli efektiv i institucioneve tona ka ekzistuar pa ndërprerë që nga viti 1945 me vurjen e kufirit administrativ”, ka thënë Bulliqi.

Ai ka thënë se ish-komisioni nuk u ka kushtuar vëmendje hartave zyrtare.

Bulliqi ka theksuar se Komisioni i udhëhequr nga ai, ka konstatuar se vija kufitare në marrëveshjen për kufirin shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk është në përputhje me vijën administrative të ish-Krahinës Autonome të ish-Jugosllavisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme