23 Gusht 2016 – Sakte.net 17:44
Bulliqi, profesor i gjeografisë, ka thënë në një shkrim në Facebook se nuk ka pritur që të manipulohet opinioni publike në këtë mënyë dhe se nuk është dhënë asnjë përgjigje për faktet e prezantuara më herët nga grupi i ekspertëve të pavarur.
Postimi i tije i plot:
Ditëve të fundit komisioni shtetëror ka filluar me një fushat/tentim manipulimi të opinionit publik duke publikuar gjëra të ndryshme rreth përkufizimit me Malin e Zi. Komisioni shtetëror çdo ditë po e bënë nga një paraqitje/publikim për media, ndërsa që për tri vite ishin të mbyllur hermetikisht për opinionin publik. Kah ju erdhi tek tani i gjithë ky vullnet dhe dëshirë për “transparencë” në njërën anë dhe mos përgjigje profesionale nga komisioni dhe strukturat politike në pyetjet e parashtruara tash e disa ditë nga ekspertet e pavarur ne anën tjetër. Sa i përket publikimit të tyre të sotëm, ekspertet e pavarur të së drejtës ndërkombëtare i kanë dhënë përgjigje kaherë kësaj paqartësie./Sakte.net