Burgosja e Salianjit me 1 vit/ Murrizi: Hakmarrje politike! Zvarritja e çështjes bëhet me qëllim për të…

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka komentuar dënimin e Ervin Salianjit me një vit burg nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë, duke thënë se është hakmarrje politike.


Në studion e News24, ai u shpreh se zvarritja e çështjes dhe gjykimi pikërisht tani që kemi hyrë në vit zgjedhor, “është njëfarë dirigjimi sa politik aq edhe goditje për opozitën me qëllime të caktuara”.

Sipas Murrizit, qëllimi ishte për të hequr një njeri që ka treguar se është një makinë elektorale për votat duke marrë shkasë nga zgjedhjet e 2023 në Kavajë.

Hakmarrje politike për një denoncim që është një fakt që tashmë nuk e di ekzakt nëse e ka mbaruar apo vazhdon dënimin vëllai i Fatmir Xhafajt. Ai kishte një dënim 7.2 vite dhe të ngresh një akizë për dënim të rremë, kur Gjykata italiane e ka dënuar, më duket absurd.

Pastaj, zvarrita tej limiteve që përcakton kodi i procedurës penale, pse pikërisht tani që kemi hyrë de facto në vit zgjedhor dhe Salianji u ngarkua nga kryesia e PD drejtues politik qarku në Elbasan ha shumë pikëpyetje që është njëfarë dirigjimi sa politik aq dhe goditje për opozitën me qëllime të caktuara për të hequr një njeri që ka treguar se është një makinë elektorale për votat duke marrë shkasë nga zgjedhjet e 2023 në Kavajë.

Unë besoj shumë te deklaratat e mëdha, ngujimi e hedhje nga kati i shtatë. Janë flluska sapuni bajate të dalë boje nga çdo politikan që i deliron. Do të zhgënjente Salianji nëse do të binte pre e këtyre deklaratave delirante”, tha Murrizi.

I pyetur nëse do të bashkëpunojë me Gaz Bardhin, i cili është drejtues qarku në Fier, Murrizi tha se do bashkëpunojë me çdo demokrat kundër Edi Ramës.

“Gazi është nga 44 mijë anëtarë të PD, unë do bashkëpunojë me çdo demokrat kundër Edi Ramës, sepse i përkas kësaj partie jo kur ka ardhur Gazi dhe Luli e Luljetat, por i përkas kësaj parti që nga 8 dhjetori i 90, dhe nuk kam ardhur në parti as më porosi të Sigurimit të shtetit apo se më ka sjellë Ramiz Alia.

Kam ardhur sepse më buron nga familja dhe si një njëri që e kam vuajtur në kurriz. Unë vetë do jem pjesë e garës në primare, dhe shpresoj të bëhen primare të ndershme dhe transparente ne Tiranë. Kam prej dy vitesh që jam drejtues i degës së PD në Kashar. Do jem kandidat në 2025, a shkoj në Parlament apo jo, këtë e dinë qytetarët”, tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme