Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë, njofton se një grua 35 vjeçe mbrëmë ka denoncuar bashkëshortin për dhunë fizike të ushtruar ndaj saj. Policia punon në zbardhjen e plotë të rastit.
“Një tridhjetë e pesë vjeçare, banuese e një fshati të Tetovës, mbrëmë (10-korrik) rreth orës 22:30, në SPB-Tetovë ka raportuar se gjysmë ore më parë bashkëshorti i saj A.I. (33), pas një debati verbal, e ka sulmuar fizikisht. Pak më vonë i njëjti është thirrur në Stacionin Policor të Tetovës dhe rasti është duke zbardhur dhe dokumentuar”, njoftojnë nga SPB-Tetovë. /Alsat.mk