Bush dërgohet në spital

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara George H.W. Bush, 93 vjeç, është vendosur në spitalin e Houstonit të premten, ku qëndroi gati dy javë për trajtimin e një infeksioni që u përhap në gjakun e tij, njoftoi një zëdhënës i familjës së tij.

Më i vjetri i familjës së ish presidentëve amerikanë, ishte pranuar nga spitali i Houstonit më 22 prill, një ditë pasi kishte përcjellë funeralin e gruas së tij, e cila kishte vdekur më 17 prill. Çifti kishin qenë të martuar për 73 vjet, raporton “Reuters”, transmeton Periskopi.

“Mjekët e tij raportojnë se ai është duke bërë përparime dhe është i lumtur që po kthehet në shtëpi”, tha zëdhënësi Jim McGrath përmes një deklarate.

Bush, i cili kishte qeverisur vendin gjatë viteve 1989 deri në vitin 1993, ishte detyruar t’i nënshtrohet një trajtimi mjekësor një vit më parë ku u diagnostikua më vonë si një rast i lehtë i pneumonisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme