Bushati – Blushit: Shqipëria mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka reaguar pas akuzave që bëri deputeti Ben Blushi për qeverinë Rama, për diplomacinë shqiptare dhe për rolin që ajo luajti për Kosovën.

Bushati tha se nuk ka asnjë vend tjetër në botë që i ka qëndruar vijimësisht Kosovës pranë. Madje Bushati hodhi poshtë akuzat se Shqipëria nuk ka reaguar pas ngjarjeve të tensionuara në veri të Kosovës.

“Fakt është që Shqipëria ka kontribut në Afganistan, Irak, Ukrainë. Fakt është që NATO po ndërmerr nismën për ndërtimin e qendrës kundër dhunës. Fakt është që s’ka asnjë vend tjetër që i ka qëndruar pranë vijimësisht Kosovës, pavarësisht muskujve e trurit që kemi në dispozicion”, tha ministri i Jashtëm, shkruan Balkanweb.

“Për sa i përket ngjarjeve të fundit në Kosovë nuk është e vërtetë që Shqipëria nuk ka reaguar, ka reaguar në nivele të ndryshme. Për sa i përket ekzekutimit është Ministria e Jashtme, është zyra e kryeministrit që merret me këto çështje. Shqipëria do vazhdojë të mbështesë mundësitë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Por që të thuash se Rama bisedon me Serbinë në kurriz të Kosovës, është komplet e pavërtetë”, shtoi ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme