Ministri i jashtem Ditmir Bushati deklaron se shteti shqiptar ka bërë gjithçka për të penguar ekstradimin e Ballist Morinës për në Serbi.
Ndërsa në lidhje me kërkesën e tij për azil politik në Kroaci, ai u shpreh se edhe në këtë rast mund të përdoret precedent i Italisë ku u kërkua ekstradimi i tij nga Serbia çka u refuzua nga shteti italian….
Kryediplomati shqiptar komenton edhe marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë ku në mes është edhe çështja e Ballist Morinës, ministri Bushati i cilëson si një tryeze shahu ku secila palë bën lojën e vet.
Ballist Morina u arrestua nga autoritetet kroate për shkak se nga ana e shteti serb ekziston një urdhër arresti ndërkombëtar, dhe tashmë pritet vendimi i gjykatës për ekstradimin e tij.
Ballist Morina u bë i njohur për lëshimin e dronit në ndeshjen Serbi-Shqipëri në Beograd, ndeshjen e cila u ndërpre për shkak të dhunës së ushtruar ndaj futbollistëve shqiptarë.