Bushati i bindur që vizat për qytetarët e Kosovës do të liberalizohen

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, është i bindur që Kosova do ta kalojë edhe fazën e fundit për liberalizimin e vizave.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, ai është takuar me krerë politikë, me ç’rast ka konfirmuar edhe një herë mbështetjen e Shqipërisë, si në rrafshin rajonal, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Ai siguroi se mbështetja e Shqipërisë do të vazhdojë për disa procese të rëndësishme që është përfshirë Kosova, qoftë për avancimin në Frankofoni, anëtarësimin në INTERPOL, por edhe me kryesimin e organizatës juglindore, në vitin tjetër.

Bushati gjatë ditës është takuar edhe me Kryeministrin Haradinaj dhe kryeparlamentari Veseli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme