Bushati për zgjedhjet në Francë: Macron zë i shpresës

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka folur në #DritaremeRudinën, në Vizion Plus, për zgjedhjet në Francë dhe për kandidatin që mbështet Shëqipëria. Bushati tha se shpreson që Franca të kthehet në bashkëdrejtimin e BE, duke theksuar se Emmanuel Macron shihet si jë ditë shprese.

“Nuk kam qenë indiferent ndaj fushatës, meritojnë një lexim shumë të thelluar. Shpresoj që të kemi një rikthim të Francës në bashkë drejtimin e BE. Ka shumë vende që e kërkojnë këtë. Macron konsiderohet si zëri i shpresës me programin që ka paraqitur. Ndërsa një tërësi vendesh të BE janë kundër programit të Marine Le Pen”, u shpreh Bushati në Dritare.

Franca zhvilloi të dielën fazën e parë e zgjedhjeve, ku Le Pen dhe Macron shkuan në balotazh. Në 7 maj pritet raundi i radhës, prej nga do të zgjidhet presidenti i ardhshëm i Francës, ku përballë janë dy kandidatë të kundërt, njëri pro BE dhe tjetri kundër BE./dritare.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme