Bushati sulmon Ramën e Thaçin: Interesat neojugosllave na dëmtojnë

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha se vetë Aleksndër Vuçiq ka pranuar se ideja për ndryshimin e kufijve ishte plan serb dhe jo i Hashim Thaçit dhe mbështetësit të tij, kryeministrit Edi Rama. Ai u shpreh se “nën petkun e atlanticizmit fshiheshin interesa neojugosllave që na dëmtojnë”.

Duke folur në Abc Neës, Bushati u shpreh se “Presidenti serb ka mbajtur qendrime kurajoze, siç ishte edhe qendrimi i fundit ku ai ka pranuar publikisht që plani për ndryshimin e territoreve ishte një plan i propozuar prej tij dhe na çliroi dhe ne të tjerëve besoj, që tanimë të jemi të qetë dhe të mendojmë që ndonjëherë nën petkun e pro-atlanticizmit fshiheshin edhe interesa neojugosllave që na dëmtojnë”.

Ndërsa lidhur me vizitën e Vuçiq nesër në Tiranë, Bushati tha se “mendoj që kultivimi i marëdhënieve të mira midis Shqipërisë dhe Serbisë duhet që të vazhdojë sepse janë dy vende kyçe për stabilitetin rajonal, por nga ana tjetër Serbia nuk mund të pretendojë marrëdhenie të mira me Shqipërinë për sa kohë vazhdon agresionin diplomatik ndaj Kosovës”.

Kujtojmë se në Samitin e Berlinit, u hodh poshtë ideja për ndryshimin e kufijve të Kosovës që Presidenti Hashim Thaçi e kishte mbrojtur me pathos prej afro 1 viti. Sakaq kundër ndryshimit të kufijve është Ramush Haradinaj i cili vendosi taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Më poshtë deklarata e plotë e Ditmir Bushatit:

Në Serbi ka një realitet interesant dhe ka një ndarje detyrash ndërmjet disave që janë zëdhënës të politikave të viktimizimit me në krye Presidentin Vuçiç dhe të tjerëve që shpesh ia lejojnë vetes që të marrin trajtat e komedianëve. Gjithashtu në Serbi ka një politikë që unë e kam konsideruar si “politika e lisharësit” pasi Serbia ia lejon vetes që të ulet në disa karrige në të njëtën kohë. Nga njëra anë pretendon dhe kërkon që të jetë anëtare e BE dhe nga ana tjetër thotë që do të duhet që të konsultohet me Presidentin e Rusisë apo me atë të Kinës se çfarë qendrimi do të mbaje në raport me dialogun me Kosovën.

Kësaj qasje të Serbisë është rasti qe ne ti përgjigjemi në mënyrë asimetrike duke vijuar linjëzimin e politikes së jashtme dhe të qendrimeve me BE dhe duke u konsultuar me aletat kryesor strategjik për çështje të rendësishme. Nuk bie dakort me ata që merren, analizojnë dhe kritikojnë Vuçiçin për qëndrimet që mban. Ai është Presidenti i Serbise, është në të drejtën e tij që të flasë dhe të mbrojë interest e shtetit që përfaqëson dhe në disa raste duhet thënë që Presidenti serb ka mbajtur qendrime kurajoze, siç ishte edhe qendrimi i fundit ku ai ka pranuar publikisht që plani për ndryshimin e territoreve ishte një plan i propozuar prej tij dhe na çliroi dhe ne të tjerëve besoj, që tanimë të jemi të qetë dhe të mendojmë që ndonjëherë nën petkun e pro-atlanticizmit fshiheshin edhe interesa neojugosllave që na dëmtojnë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme