Buxheti i shtetit 2.5 miliardë lekë për sistemin shëndetësor, qytetarët të indinjuar: Shërbimet mungojnë!

Në raportin e fundit të paraqitur nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor theksohet se 2.5 miliardë lekë nga buxheti i shtetit është vënë në dispozicion këtë vit për medikamente, aparatura dhe urgjenca të ndryshme shëndetësore. Megjithatë duket se këto shërbime mungojnë. Qytetarët shprehen të indinjuar se në spitale shërbimet mungojnë ose janë shumë larg standardeve normale.

Problematikat e tyre ishin nga më të ndryshmet, duke nisur që nga urgjencat bazë e deri në trajtimet më të specializuara.

Edhe implementimi i kontratës koncesionare për shërbimin laboratorik në një periudhë emergjence shëndetësore të krijuar nga COVID-19, ka sjellë kosto shtesë për taksapaguesit.

Sipas KLSH-së, gjatë transferimit të laboratorëve të QSUNT-së tek kompania koncesionare kanë mbetur miliona lekë materiale mjekësore të papërdorura në farmacinë qendrore.

“Nga auditimi është konstatuar menaxhim jo efektiv i fondeve buxhetore në vlerën totale prej 23.2 milionë lekë, vlerë e stokut të materialeve laboratorike gjendje në Farmacinë Qendrore të QSUNT të papërdorura dhe të pashpërndara, i krijuar si rrjedhojë e zbatimit të marrëveshjes koncesionare për shërbimin laboratorik në këtë institucion”, shkruhet në raportin e KLSH-së.

Gjatë dy viteve të pandemisë 2020-2021, kontratat PPP në sistemin shëndetësor kanë marrë në total 4.8 miliardë lekë (rreth 40 milionë euro)./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme