Bytyçi: Kosova promovon bukuritë e saj veç me “katalog”

Driton Bytyçi, pronar i kompanisë turistike “Saba Tours”, thotë se institucionet e vendit nuk po i promovojnë bukuritë vendëse edhe jashtë Kosovës.

Ai thekson se është në ngritje numri i turistëve të huaj që mahniten me trashëgiminë e pasur kulturore dhe me bjeshkët që ofrojnë mundësi për aktivitete të shumëllojshme, shkruan sot “Koha Ditore”. Edhe ata turistë që vizitojnë Kosovën, sipas tij, vijnë si rezultat i nismave private të agjencive turistike dhe të klubeve të alpinistëve.

“Merret parasysh mendimi ynë, vihet në letra dhe futet në një sirtar dhe nuk e sheh kurrkush. Kjo është e keqja e kësaj”, thekson Bytyçi, kompania e të cilit është themeluar në vitin 1992. Por angazhim serioz nuk sheh as te institucionet e Shqipërisë, brigjet detare të së cilës frekuentohen më së shumti prej turistëve kosovarë.

Bashkëpunimin më të madh e ka me partnerë privatë të Shqipërisë së Jugut për shkak se është ndarë i kënaqur me ta. Mirëpo, edhe në disa pika të rëndësishme turistike në këtë pjesë mungojnë ciceronët dhe fletushkat me informacionet elementare. Megjithatë, thotë se Shqipëria vazhdon të ketë çmimet shumë të volitshme për kosovarët që kalojnë kufirin edhe pa pasaporta… (intervistën e plotë lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme