Dje, Presidenti Thaci në një intervistë për RUBIKON tek gazetari Adriatik Kelmendi ka hedhur akuza të rënda për Vjosa Osmanin duke thënë se, nëse dikush nga familja e Osmanit i ka shërbyer Serbisë, unë e kam luftuar Serbinë.
Tutje Presidenti shtoi se“ Osmani më sulmoi duke dashur të zhvendosë vëmëndjen nga problemet e veta. Pas deklaratës tjetër ajo prap do ta merr përgjigjen.
Sikur të isha në vendin e saj do të isha ndjersitë, dhe se projektet e mia kanë qenë gjithmonë për t’u përballur me Serbinë dhe kështu kemi fituar lirinë dhe pavarësinë. Nëse dikush nga Osmani i ka shërbyer Serbisë në atë kohë, unë i kam luftuar ata”..
Presidenti Thaçi edhe sonte, si gjithnjë, provoi të njëllosë secilën figurë politike që i del përpara ose thënë ndryshe provon të thyej secilin gurë që i‘a zë rrugën.
Ai, kështu si sonte kishte thënë edhe për Presidentin Ibrahim Rugova dikur, për Kolonelin Tahir Zemaj, për Xhemajl Mustafën, për secilen figurë politike që nuk i shkonte për shtati.
Në fakt, kjo që ai tha sonte nuk është vetëm një mesazh që ai ua drejton të tjerëve, për më tepër është edhe një mesazh nga Isa Mustafa për kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani dhe për LDK-në që e zgjodhi president, e mbase është edhe një mesazh i qartë për strukturat se sa e kapur është LDK nga vet ai.
Tutje, presidenti i votave të Isa Mustafës sonte nga pozita e të parit të shtetit shpërfaqi mllefin e vërtet për ata që mendojn krejt ndryshe nga ai, e duke u bërë aleat me ata që e sollën aty(pra president).
Sonte, secili nga ata që ndjehen në ndërvete LDK pranuan fyerjet më të mëdha, përçmimin më të madh nga presidenti i pazareve, nga presidenti gjarpër i cili në (kuptimin politik)kaherë ka gelltitur kokën e LDK-së e që nëse vazhdon kështu, shpejt do t’ia gëlltisë edhe trupin. Sakte.net
https://www.facebook.com/RubikonKTV/posts/3487964831231299?__xts__%5B0%5D=68.ARBRIh6haEPb5-YQykph6b7N5eQN2uVdm7mi67puwms4-BtuzOhUWEHzdbFrr1OKj5FT-HrRmxC5aSPE8pFyJoxiQt32J2HyUq-YD-M4rnWyDTo5T42L7xAKJ4n9j_Cy9DXPDQvIh7OnBX5TGIgEMHlbkxPfLsxaqMpv1gL93fO29QyTPjTt56UpL9StplPgjAnpuX2NWREpo7ZoJ3-I_r6jFC80UprZhIIgTVaal9x5UgAa-K6POpFFmQtKbmmzVw55cmJbjHAU12jcDDwcKJdo9KyXELebJWpR3yNPJDWumy0m50PxjXy-SdAhLAr5a9C43dsy3VGVQe2tMfkiH2QRxJsrsITcFR0&__tn__=K-R