Cadillacu i Trumpit që kushton 1.5 milionë dollarë

Vetura e re presidenciale me të cilën do të udhëtojë presidenti amerikan Donald Trump e njohur si “Bisha”, pritet që gjatë këtyre muajve të futet në funksion. Vetura e tipit Cadillac e cila kushton 1.5 milion dollarë makina e presidentit Donald Trump.

Vetura e tipit Cadillac e cila kushton 1.5 milion dollarë, vjen më e kompletuar si kurrë më parë, me dyer 20 cm të trasha, eksterier të papërshkrueshëm nga bombat si dhe ka pajisje për oksigjen në rast të ndonjë sulmi kimik.

Ajo i është dorëzuar Shërbimit Sekret që është duke kryer testet finale. Makina ishte planifikuar të jetë e gatshme që gjatë inaugurimit të Trumpit si presidenti i ri i SHBA’ve, por data ishte shtyrë, dhe tani pritet që këto ditë të bëhet zyrtarisht e ditur data kur edhe do të prezantohet.

“Kemi përfunduar punën tonë dhe ua kemi dorëzuar veturën klientëve”, ka deklaruar presidenti i Cadillac, Johann de Nysschen për Fox News.

E gjithë kjo siguri do të shërbejë vetëm për 30 minuta udhëtim, kjo pasi në protokollet e sigurisë, Presidenti nuk mund të udhëtojë me këtë makinë në destinacione më të largëta se kaq. Gomat e makinës do të jenë të padepërtueshme, por nuk do të mungojnë as armët e zjarrit apo granata hedhësit.

Aktualisht Donald Trump vozitet me modelin e vjetër të “Bishës” që ishte prodhuar për presidentin Barack Obama.

Xhami i përparmë është i papërshkueshëm ndaj plumbave, ndërsa karroceria e blinduar është plotë 15cm e trashë.

Rezervuari i karburantit është aq mirë i mbrojtur, sa që nuk ta shpoj shpërthimi i bombës së vendosur në rrugë.

Ndërsa vetëm dritarja e shoferit mund të hapet, ndërsa në pjesën e pasme janë të vendosura dozat e gjakut për presidentin në rast të ndonjë sulmi apo plagosje.

Një numër i konsiderueshëm i armëve janë të fshehura në pjesën e përparme që mund të jenë të gatshme për përdorim në rast se dikush e sulmon eskortën e presidentit.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme