Çairi do të bëhet komunë bashkëkohore, urbane dhe evropiane

Bujar Osmani
Edhe fitoret më të rëndësishme dhe më të bukura, nuk kanë aspak domethënie nëse nuk kemi marr mësime prej gabimeve nga e kaluara. Qytetarët na dërguan mesazh të qartë se çfarë Çairi duan. Komunë bashkëkohore, urbane dhe evropiane, në të cilën siguria do të jetë një prej prioriteteve më të rëndësishme të shtetit. Për komunë të atillë qytetarët na e dhanë besimin dhe komunë të atillë duhet të ofrojmë.

Qytetarët na dërguan edhe mesazh të qartë se çfarë BDI-e duan në Çair. Duan parti bashkëkohore, parti e cila do të punojë në interes të qytetarëve, parti e cila di të vlerësojë vlerat e reja politike dhe në mënyrë përkatëse të reformohet. Vetëm një BDI e tillë mund ta mbajë Çairin si bastion të saj.

Këtë besim, nuk duhet dhe nuk do ta manipulojmë. Prandaj, dua të dënoj incidentin e mbrëmshëm, kur mbështetësit tanë, aktivistët tanë, bashkëpartiakët tanë, në eufori të fitores, sërish festuan në mënyrë të rrezikshme, me gjuajtje me armë zjarri, duke e rrezikuar kështu në mënyrë të drejtpërdrejtë sigurinë e bashkëpartiakëve, mbështetësve të pranishëm dhe në përgjithësi të të gjithë qytetarëve. Kjo nuk është e pranueshme as për ne si udhëheqësi, as për të pranishmit të cilët mbrëmë u frikësuan për sigurinë e tyre, as për BDI-në si parti e cila është nisur drejtë implementimit të vlerave të reja politike. Në përgjithësi kjo është sjellje e papranueshme, e këtë nuk duhet dhe nuk do ta tolerojmë më. Është koha që si komunë dhe si parti ta tejkalojmë këtë sjellje, të dëgjojmë thirrjen e qytetarëve dhe në mënyrë përkatëse ta ndërtojmë më tej ofertën tonë politike.

Unë jam njeri i cili qëndron pas premtimeve, e i tillë është edhe miku im Visar Ganiu. Prandaj, edhe krahas incidentit të mbrëmshëm, dua tu rekomandoj qytetarëve, edhe në emrin tim e edhe në emër të kryetarit të ri të komunës së Çairit, Visar Ganiu. Ne, premtimet tona do t’i plotësojmë dhe Çairi do të bëhet edhe komunë bashkëkohore, edhe urbane dhe evropiane – komunë ku secili qytetar do të ndjehet i sigurt, komunë në të cilën çdo qytetar do të ndjehet i mirëseardhur.

Ju faleminderit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme