Çairi: Mickoski konfirmon lidhjen Arsovska – BDI

Gazetare: Linda Ebibi

Kryeministri Hristijan Mickoski konfirmon lidhjen e Danella Arsovskës me BDI-në. Ai tha se ka të vërteta se Arsovska po përdoret nga BDI për destabilizm para zgjedhjeve. Mickoski madje paralajmëroi se së shpejti opinioni do të kuptoj informacione të tjera në lidhje me Arsovskën dhe BDI-në. Sa i përket kërcënimeve për të cilat pretendon kryetarja e Shkupit, Mickoski tha se të njëjtat duhet t’i paraqesë në polici

“Ka të vërtetë këtu, dhe kjo është e qartë për të gjithë. Unë nuk kam diçka më shumë të shtoj  nga ajo se çfarë thonë z.Mexhiti dhe z.Ganiu, ka të vërtetë dhe shumë shpejtë opinioni do të merr vesh edhe detaje të tjera,” tha Hristijan Mickoksi, kryeministër.

Edhe kryetari  Komunës së Çairit, Visar Ganiu  së fundmi tha se Arsovska përdoret nga BDI-ja për të sulmuar komunën e Çairit, e cila vet del në terren ndërsa merr instruksione nga BDI.

“….zyrtarë të BDI-së, apo burrat e BDI-së në gjuhën popullore janë fshehur pas zonjës Arsovska. Ato e kanë gjetur një strategji që zonja Arsovska të jetë në terren, ato të jenë në prapaskenë, nën hije janë njerëzit që i kemi përmendur disa herë”

Mickoski tha se partia e tij ende nuk ka vendosur se kush do të jetë kandidat për Qytetin e Shkupit, por deklaroi se kush do që të jetë kandidatë do të jetë më i mirë se kryetarja aktuale, deklaroi Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit. /alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme