Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, e ka takuar ministrin gjerman, Michael Roth, transmeton Gazeta Metro.
Ministri gjerman, Michael Roth ka thënë se Ballkanin përendimor e ka në zemër.
“Ballkani Perëndimor është në zemrën time. Takova për herë të parë Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj. Ne kemi folur për reformat e nevojshme që duhet t’i marrim për t’u futur në Bashkimin Evropian. Jam shumë i lumtur që të punojmë së bashku”, shkruan në profilin në Instagram, ministri gjerman i Shtetit për Çështje Evropiane, Michael Roth.
Kjo është vizita e radhës për Cakajn në një shtet të fuqishëm evropian, i cili ka ndikim të madh në Shqipëri e Kosovës.
E se shteti gjerman ka prioritet Shqipërinë e Kosovën, e tregon edhe vizita e dy këshilltarëve të Merkel para dy ditësh në Kosovë.



