Cakaj nuk ndalet, tani godet të fortit në Shqipëri e Kosovë: Nuk ka më targa diplomatike

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Gent Cakaj ka njoftuar një tjetër reformë në trupën diplomatike.

Cakaj, ka thënë se 38 konsuj nderi lëvizin me makina me targa diplomatike, duke përfituar kështu privilegje të pajustifikuara.

Kështu ai ka treguar se do të ketë masa të menjëhershme për heqjen e targave diplomatike dhe zëvendësimin me ato përkatëse.

Pjesë nga fjalimi i ministrit Cakaj:

Në kuadrin e zhvillimeve të nevojshme për të ecur tutje me reformin e modernizimin e strukturave të Ministrisë së Punëve të Jashtme, por edhe shërbimit diplomatik shqiptarë në përgjithësi ju informojë se kam vendosur për marrjen e një mase tjetër të domosdoshme. Ka ardhur koha që të zhbëjmë një praktikë, sa origjinale në absurditetin e vetë aq edhe në mospërputhje me ligjet ekzistuese në Shqipëri, e praktikat e mira ndërkombëtare në përgjithësi.

Jemi një vend në botë ku kemi plotë 48 konsuj nderi të veshur me privilegje diplomatike ngaqë ata operojnë me targa diplomatike, bëhet fjalë në përgjithësi për qytetarë shqiptarë të cilët ne jemi krejtësisht të nderuar t’i kemi sikur konsuj nderi këtu, biznesmen të njohur, afaristë të ndryshëm, pronarë mediash, analistë politikë që janë të ngarkuar në Shqipëri si konsuj nderi nga vende të ndryshme, pothuajse nga çdo kontinent i botës dhe qarkullojnë me privilegje të caktuara diplomatike në Shqipëri dhe jo vetëm.

Njësoj si ambasadorët dhe trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri. Shqipëria edhe njëherë e theksoi se është krejtësisht e nderuar t’i ketë këta konsuj nderi të veprojë këtu dhe janë gjithësie të lirshëm t’i kryejnë detyrimet e tyre, por edhe ata do të jenë më të nderuar në rast se aktiviteti i tyre do të kornizohet në kuadër të ligjit.

Dua të sqaroj se trajtimi i konsujve me targa rregullohet me ceremonial shtetëror në kapitullin 7të me titull Privilegj dhe Imunitet, dhe n pikën 5.8 të këtij materiali thuhet: Konsujt e nderit, pavarësisht nga shtetësia ekskluzivisht për qëllime zyrtare përdorin një automjet i cili pajiset me targë të zakonshme kombëtare dhe me një shenjë dalluese ovale në të djathtë të targave kombëtare me simbolet HCC. Ndërkohë në shkelje të habitshme të këtij Ligji, janë përplot 38 konsuj nderi të pajisur me targa CD të cilët i kemi mes nesh dhe hyjnë e dalin nga kufijtë e këtij vendi, jo si qytetarë të thjeshtë shqiptarë madje as si shumica e zyrtarëve qeveritarë, por si përfaqësuesit më të lartë diplomatikë ndërkombëtarë.

Ky privilegj special, krejtë unikal në Evropë, mbase edhe më gjerë është i pajustifikueshëm nga çdo këndvështrim, prandaj ai duhet të marrë fund.

Me përulësinë e keq ardhur për këtë ndryshim dhe jam i bindur se edhe konsujt përkatës do të më mirëkuptojnë informoj të gjithë personat në fjalë se Zyra e Protokollit do të fillojë menjëherë më kontaktimin e tyre dhe janë të detyruar të dorëzojnë targat diplomatike dhe do të pajisen menjëherë me shenjën dalluese ovale HCC.

Për të shmangur disa prej përvojave të deritashme ku individë të caktuar kanë shfaqur neglizhencë të konsiderueshme ndaj thirrjeve të protokollit pasi duket se janë ndjerë tepër të fuqishëm, unë informoj poashtu se në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe me Ministrinë e Transportit do të veprohet në efiçiencë të plotë për të marrur të gjitha masat ligjore dhe adinistrative që targat në fjalë të dalin jashtë funksionit dhe përdorimit në përgjithësi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme