Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviq ka treguar se zgjedhjet presidenciale në Serbi do të mbahen më 2 prill.
Ajo ka thirrur qytetarët serbë që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për presidentin e ri të shtetit, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Gojkoviq ka ftuar ata që me daljen në votime ata do ta vlerësojnë programet e kandidatëve për president, çka sipas saj është jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen dhe stabilitetin e Serbisë.