Operatorët e call center në Shqipëri pas 1 prillit janë vënë para faktit të kryer të ligjit italian për kufizimin e aktivitetit të tyre dhe riatdhesimin e këtyre bizneseve.
Ata kërkojnë marrjen e masave nga shteti shqiptar për të zbutur efektet e këtij ligji, ndërsa nga ana tjetër shumë sipërmarrje call center po marrin masa për tu larguar. Subvencioni që ofron shteti italian për të call center që operojnë në vendet e BE duke favorizues. Ndësa kompania Telecom Italia prej 20 marsit tërhiqet nga Shqipëria dhe nuk ofron shërbime për call center që kryejnë thirrje prej këtij vendi.
Pas 10 mujash debate riatdhesimi i kompanive për call center është bërë fakt i kryer. Prej 1 prillit ai shtrin fuqinë e tij dhe rrezikon edhe bizneset e këtij sektorit që operojnë në Shqipëri. Siguria se sipërmarrësi italinë të këtij sektori në vendin tonë nuk do prekeshin u dha nga ministrja e Zhvillimit Ekonomik, por homologu në shtetin fqinj i dha kësaj çështjeje goditen e finale, duke ofruar subvencion për bizneset që kthehen të opërojnë në vendet e BE.
Sinkron Egli Haxhiraj Avokat Këshillimi i Sipëmarrësve Italianë: Do të ishte mirë që edhe qeveria shqiptare të përgjigjej me një strategji të përbashkët midis operatorëve dhe shoqatës së call centerave dhe vetë biznesmenëve italiane për të marrë masa që të reduktojë efektet negative të këtij ligj, zbatimin në Shqipëri.
Përfaqësuesit i Comfini Industria Italia në Shqipëri, Roberto Caparrota thotë se 97% e këtyre bizneseve duke filluar nga 1 prilli deri në 6 muaj do të mbyllen.
Roberto Caparrota: Po merren masa për të ikur dhe të kthehen në Itali. Në fillim të gjitha ishin të fokusuara në Rumani, por fakti që ministri i Zhvillimit Ekonomik është gati të japë subvencionet e call centerave mendoj se shumica do vazhdojë në Itali.
Përgjegjësia për zbatimin e këtij ligjit, qeveria italiane ia ka ngakuar kompanive të mëdha të telekomunikacioni, sigurimeve apo bankave që oforojën shërbime për operatorët e call center. Ata do të jenë filtri të cilat përmes marrëvesjes së protokollit. Por duket se efektet e këtyre nismave të qeverisë italiane kanë filluar të ndjehen në Shqipëri.
Roberto Caparrota: Telecom Italia nga data 20 mars tërhiqet nga Shqipëria.
Ndërkohë sipërmarrësit e call center janë mbledhur këtë të enjte për të diskutuar pasojat që ata do të kenë nga ligji si edhe për të dakordësuar një propozim për shtetin shqiptar, i cili deri më tani ende nuk ka reaguar për 25 mijë vendet e punës që rrezikohen.