Cancelo rikthehet te City në verë, Arsenali kandidati kryesor për ta transferuar yllin portugez

Padyshim ndër garat më të ethshme për titullin kampion në “top 5” kampionatet më të mira në Evropë ishte ajo e Premier League, mes “topçinjve” të Arsenal e “qytetarëve” të Manchester City, me këta të fundit që me një fitore në ndeshjen e radhës arrijnë triumfin e parë sezonal.

Mirëpo, përveç kampionatit duket se klubet do të “përplasen” dhe në merkaton e verës, me teknikun e Arsenal, Mikel Arteta që do të sjellë në “Emirates Stadium”, një lojtar tepër cilësor për krahun e majtë të mbrojtjes dhe ai është pikërisht anësori i mbrojtjes së Manchester City, Joao Cancelo.

Aktualisht portugezi është i huazuar te “bavarezët” e Bayern Munich, por që nga 1 korriku “luzitani” do të rikthehet në “Etihad”.

Cancelo pëlqehet shumë nga tekniku Mikel Arteta, por sipas këtij të fundit transferimi pritet të jetë tepër i ndërlikuar, me “qytetarët” e Manchester City që vështirë t’i japin “dritën jeshile” kalimit të portugezit te rivalët e tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme