Cancelos flet si lojtar i Bayernit

Fjalët e para të Cancelos si lojtar i Bayernit.

Joao Cancelo e ka kompletuar kalimin te Bayern Munichu nga Manchester City.
Mbrojtësi portugez i është bashkuar klubit gjerman në formë huazimi, por raportohet se këta të fundit kanë edhe opsionin për ta blerë në verë.

Pas kompletimit të transferimit, Cancelo është shprehur tejet i lumtur që i është bashkuar kampionit të Bundelsigës.

“Bayern është një klub i madh, një nga më të mirët në botë, dhe është një motiv i jashtëzakonshëm për mua që tani të luaj përkrah këtyre lojtarëve të jashtëzakonshëm në një ekip”, ka thënë fillimisht portugezi.

“E di që ky klub, ky ekip jeton për tituj dhe fiton tituj çdo vit”.

“Unë jam gjithashtu i shtyrë nga uria për sukses. Unë do të jap më të mirën time për Bayerin”, shtoi më tej Cancelo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme