Candy Crush kthehet në një shfaqje televizive.

E mërkurë, 19 Tetor 2016  –  Sakte.net

Candy Crush qëndron ende në një rang të mirë klasifikimi të lojrave telefonike më të mira,  edhe pse pa dyshim ajo nuk është mjaft  popullore saç pritej të ishte. Megjithatë duket se ka ende disa që besojnë në potencialin e lojës, të tilla si CBS të cilët kanë njoftuar kohët e fundit se ata janë duke planifikuar për të kthyer lojën  në një shfaqje televizove. Po pikërisht kështu, së shpejti ju do të jeni në gjendje për ta parë Candy Crush të shfaqet në TV! Për fat të keq të dhënat e shfaqjes së lojës janë të pakta në këtë kohë, kështu që është e paqartë se si loja do të përkthehet nga formën e saj digjitale në një formë që duket më fizike në TV.

Megjithatë CBS ka zbuluar se ajo do të jetë një lojë me dy lojtar në të cilin garuesit do të konkurrojnë ndërmjet tyre. Mbetet të zbulojme nëse shfaqja do të jetë disi më besnikë lojës origjinal, ose  nëse show mund të jetë më shumë Candy Crush në emër sesa ajo origjinale.

Por nuk ka asgjë për të cilën duhet të habitemi, duke pasur parasysh se janë bërë edhe lojëra të tilla si Angry Birds, Minecraft, dhe madje edhe Tetris (ose janë në proçes për tu bërë) në filma, kështu që pse nuk  mund të kthehet në shfaqje një lojë? Për fat të keq nuk ka asnjë informacion të detajuar se  kur  ”loja show” do të shfaqet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme