Performanca teatrore e Qendrës Multimedia “Carla del Ponte trinkt in Pristina einen Vanilla Chai Latte”, mbas turneut të suksesshëm në Dyseldorf e Hamburg, tani do të shfaqet sërish edhe në Prishtinë, në teatrin “Oda”, nesër nga ora 20:00.
Regjinë e kësaj performance e ka bërë koreografi gjerman Jochen Roller, tekstin e ka shkruar Jeton Neziraj, kurse performojnë aktoret e mirënjohura kosovare: Agnes Nokshiqi, Alketa Sylaj, Donikë Ahmeti, Lyra Xhoci e Vjosa Abazi
Nё kёtё performancё kosovare-gjermane, koreografi nga Berlini Jochen Roller e bёn regjinё e dramës sё re tё dramaturgut nga Prishtina, Jeton Neziraj.
Nё shfaqje, protagonistja kryesore ёshtё Carla Del Ponte, e cila udhёton nё Kosovё me qёllim tё ndjekjes sё kriminelёve tё trafikimit tё organeve.
Gjatё njё pauze tё shkurtёr, ajo shkon nё Starbucks Café nё Prishtinё dhe befasohet qё pija e saj e preferuar, Vanilla Chai Latte, e ka shijen e njëjtë me atё nё Europё.
Ky incident shkakton pёrçartje nё lidhje me liberalizimin e dёshtuar tё demokracive tё vjetra europiane, atraksionin pornografik tё kapitalizmit perёndimor, tregtinё me organe dhe superioritetin e thikave zvicrane.
Koreografi Jochen Roller vё tekstin e Nezirajt nё lёvizje, me pesё aktoret e shquara kosovare tё cilat luajnë me tekstin nё gjuhёn angleze brenda njё koreografie të ritmit të shpejtë.
Aktoret transformohen marrёzisht nga Carla Del Ponte në Madeleine Albright, në gruan e trishtuar gjermane, Marina Abramoviq, Nёnёn Tereze, organ-kërkues, organ-dhurues, Ulay, Bill Clinton, Elez Nikçi dhe në vёllaun e Carla Del Pontes.
“Carla Del Ponte pi Vanilla Chai Latte nё Prishtinё” ёshtё performancё verbuese e njё perspektive nё ndryshim të vazhdueshëm dhe e një koreografie të qёndrimeve tkurrëse. Ështё vallzim propagandistik mbi këmbënguljen e ideologjisë – e shpejtё, e furishme, tragjike dhe qesharake.
Kostumet për shfaqje i ka punuar Sebastian Ellrich, kurse ndriçimin e kan bërë Marek Lamprecht dhe Denis Berisha. Shfaqja është prodhuar nga Qendra Multimedia dhe FFT, Dyseldorf, kurse është financuar nga Robert-Bosch-Stiftung/Szenenwechsel, Nationales Performance Netz Germany dhe Goethe Institut. Qendra Multimedia mbështetet nga Zyra e Unionit Evropian në Kosovë./kp/