Carovska lavdërohet me punën e bërë në arsim

Melihate Rustemi

– Advertisements –

Mila Carovska ka publikuar një video përmbledhëse me deklaratat e saj gjatë mandatit si ministre e arsimit ku përkujton opinionin me ndryshimet e mëdha që prendon ti ketë bërë në sferën e arsimit. Carovska tha se ka bërë reformat më të mira në histori duke vën në fuqi konceptin e ri mësimor për klasën e parë dhe katërt që mes tjerash përfshin edhe digjitalizimin e teksteve shollore. Nga Shoqata e Arsimtarëve Shqiptarë thonë të kundërtën. Sipas kreut të saj, Samet Jahiu, çdo reformë e Carovskës është e dështuar dhe e pazbatueshme, shkruan Alsat.

“Digjitalizim të librave askund nuk ka përveç në Maqedoni, libri është libër, nuk zëvendësohet me asgjë tjetër. Kushtet të cilat ne kemi për momentin, jo vetëm komuna ku unë përfaqësoj, Kumanovë dhe Likovë, po e gjithë Maqedonia nuk i plotësojnë kushtet. Si pikë e parë rrjeti është katastrof e mos të flasim për kompjuter, tabletë e telefonë të mençur. Kësi llojë reforma dhashtë Zoti ministri i ri mos ti praktkoje por të bën reforma të cilat i meriton dhe i duhen në përgjithësi arsimit në Maqedoni. Besoj që ministri i ri do të marë këshilltar të cilët kanë mar ditarin në dorë e jo këshilltarë që kurrë ditar nuk kanë prekur e ta këshilloje ministrin se çfarë reforma duhet”- deklaroi Samet Jahiu, SHASH.

Dragana Spasevska nga nisma “Libra dhe mësim patjetër të ketë” tha se tashmë në ministrinë e Arsimit dhe institucione tjera janë të dorëzuara dëshmitë se reformat e mnistres Carovska ishin të dshtuara dhe jo efikase.

“Të gjithë e dimë sa janë të mëdha lëshimet, diskriminimi, jo vetëm tek fëmijët por edhe në shkolla. Mjediset rurale akoma janë me mungesë paisjesh për digjitalizimin e saj, për këtë kemi edhe dëshmi të cilat tashmë o kemi dorëzuar edhe në Ministrinë e Arsimit, Qeveri dhe Avokatin e Popullit. Nuk do të kisha thënë se janë reforma të suksesshme, duhen reforma më thelbësore dhe kreative që do të jap kontribut të veçantë në arsim, jo vetëm momentalisht por edhe në 10 vitet e ardhshme”- pohoi Dragana Spasevska, “Libra dhe mësim patjetër të ketë”

Jahiu dhe Spasevska kërkojnë që udhëheqësia e re e Ministrisë së Arsimt të jetë e gatshme të përballet me problemet e përditshme të shkollave. Gjithashtu, ata kërkojnë që çdo reformë e radhës të bëhet në koordinim me njohësit e mirë të arsimit.

Melihate Rustemi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme