Çarshia e vjetër e shkupit tërheq turistë, por kërkon më shumë kujdes dhe zhvillim

Gazetar: Avni Tahiri

Edhe për kundër faktit se kalldrëmi i shkatërruar dhe me gropa, është pamja e parë në hyrje të Çarshisë së Vjetër Shkupit, turistët përsëri janë të shumtë që zgjedhin të shpenzojnë para në këtë zonë. Ajo që më së shumti i mungon Çarshisë, sipas turistëve, është ruajtja e arkitekturës së vjetër të dyqaneve dhe rrugicave.

“Mendoj se duhet më shumë kujdes. Unë jam arkitekt dhe kur i shoh ndërtesat e vjetra më duket se kërkojnë më shumë vëmendje dhe riparim. Isha këtu edhe në dimër dhe nuk kishte ujë në tokë por për ndërtesat duhet më shumë kujdes,” tha një vizitor.

Të rinjtë kërkojnë që dyqanet në çarshi të Shkupit të punojnë edhe gjatë natës.

”Mendoj se mungon jeta e natës pasi nuk janë të qasshëm për të gjithë. 1:00 – 1:09)”Çmimet janë të mira, ushqimi është i mirë, për një shtetas Italian është më lirë këtu,” tha një tjetër vizitor.

Sipas pronarëve të bizneseve, vizitorët këtë vit janë më së shumti nga Bullgaria, Hungaria por edhe Kanadaja dhe nga SHBA-ja.

“Kisha vizitorë nga Kili, por edhe nga Kanadaja dhe SHBA, edhe pse zakonisht ata nuk vijnë këndej por kanë filluar të vijnë.”Zakonisht kërkojnë qebapët, kajmakun, ajvarin.” – Pronar biznesi. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme