Një pjesë e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut e mposhtën frikën nga koronavirusi. I morën valixhet dhe shkojnë në verim jashtë shtetit. Turqia dhe Egjipti tani për tani e kanë primatin midis destinacioneve për të cilat ekziston interes më i madh.
Dje fluturoi aeroplani i parë për në Antali, ndërsa i për në Hurgadë niset më 10 gusht.
“Nisen parterët për në Turqi dhe Egjipt. Dje, më 26 korrik, fluturoi aeroplani i parë për në Antali, komform të gjitha protokolleve të sigurisë. Interesi është i madh për shkak të së cilit çarterë do të ketë dy herë në javë. Fluturimet e ardhshme janë më 2 dhe 9 gusht dhe të gjitha vendet e lejuara janë mbushur”, thotë për MIA-n pronari i “Aurora”-s, Sllave Siraçevski.
Për më 10 gusht, shton Siraçevsi, është edhe fluturimi i parë për në Hurgadë.
“Ka interes tejet të madh edhe për në Egjipt. Fluturimet do të jenë në çdo nëntë apo dhjetë ditë. Duket se qytetarët tanë e mposhtën frikën nga Kovid-19. Megjithatë, kjo është një shenjë e mirë dhe se turisti dëshiron t[ udhëtojë, se nuk jetohet në kufij të mbyllur”, thekson Siraçevski.
Ai konsideron se edhe nëse Greqia i hap kufijtë, agjencitë tona do të arrijnë të “kapin” të paktën dy muaj – gushtin dhe shtatorin. Janë plot,, përmend, edhe kapacitete vendore, veçanërisht ato në rajonin e Ohrit, Prespës dhe të Dojranit, si dhe vendet malore. Fushata “Shtëpia është shtëpi”, megjithatë u tregua si e suksesshme.
“Shpresojmë se Greqia do t’i hapë kufijtë, ndërsa kjo ndodh të paktën dy muaj do të kapin agjencitë, gushtin dhe shtatorin. Në vend vendet turistike janë plot. Vlerësimi im është se 80 për qind e kapaciteteve në Ohër, Prespë dhe Dojran dhe në zonat malore janë me mysafirë. Tek ne konkretisht, në Berovë, vizitueshmëria është 100 për qind, kërkohet vend më shumë, por nuk ka, gjithçka është plot deri më 20 gusht. Ky është një vlerësim i mirë se megjithatë ‘Shtëpia është shtëpi’ është një fushatë e suksesshme”, potencoi pronari i “Aurora”-s, Sllave Siraçevski.