Një incident ka ndodhur në Kuvend për shkak të mosmarrëveshjeve për agjendën e Komisionit për Çështje Evropiane (KÇE).
Gjatë tentativës së deputetëve të opozitës për të ndërprerë seancën, pas një debati të ashpër, ka reaguar Arbër Ademi nga BDI, kryetar i Komisionit dhe ish-ministër i Arsimit, i cili ka hedhur sende në drejtim të deputetëve të grumbulluar rreth tij.
Kjo shihet në videon, të cilën e ka shpërndarë në Facebook nga deputeti i VMRO-DPMNE-së Mile Levkov, ndërsa partia e ka shpërndarë me një koment të shkurtër.
Në video shihet se ka pasur përplasje verbale në mes Arbër Ademi nga BDI, deputetit të OBRM-PDUM-së Antonio Milloshosit.