Video Lotaria Shtetërore Casinos Austria ka njoftuar prishjen e marrëveshjes sponzorizuese me Federatën e Futbollit të Maqedonisë.
Këtë njoftim Casionos Austria deri në FFM e ka dërguar më 30 shtator, ku janë potencuar arsyet e prishjes paktit të arritur mes dyja palëve në mars të vitit 2024. Prishja e marrëveshjes është bërë në mënyrë të njëanshme nga Casinos Austria.
“Marrëveshja prishet për shkak të rrethanave të paparashikuara dhe kushteve të cilat ofruesi (Casinos Austria) nuk ka mundur t’i pres dhe parashikon para prishjes saj. Ato burojnë nga interpretimi autentik i neni 7 të Ligjit mbi lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse i sjell nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në gusht të vitit 2024”, thuhet në njoftimin e Video Lotarisë Shtetërore Casinos Austria.
Në rrethana jo zyrtare mësohet se marrëveshja për sponzorizim ka kapur vlerën të paktën 300 mijë euro në bazë vjetore në mbështetje të FFM-së. Palët ishin pajtuar që sponzorimi të zgjasë dy vjet. Burime brenda FFM-së bëjnë të ditur se arsye kryesore për prishjen e marrëveshjes është edhe sjellja dhe qasja jo etike dhe jo korrekte e kreut të FFM-së, Muhamed Sejdini ndaj kompanive spozorizuese të karakterit shtetëror dhe privat.
Paraprakisht marrëveshjen me FFM-në e shkëputi edhe “TV Arena Sport” për arsye të njëjta dhe motive që ndërlidhen me qasjen dhe sjelljet e kreut të federatës. /Alsat.mk