Çaste shumë kritike në Turqi

Autor: Mustafa Bajrami

Pas ndalimit që i është bërë sot kryetarit të HDP-së kurde, Selahattin Demirtaş dhe pesë deputetëve të tjerë, zyrtarja e lartë e BE-së Federika Mogerini kërkoi nga ambasadorët e Bashkimit Evropian në Turqi të mblidhen urgjentisht dhe të shprehin keqardhjen ndaj këtij vendimi të qeverisë turke.
Menjëherë pas kësaj, kryeministri turk Binali Yuldirim deklaroi se secili që mbështetë terroirizmin në Turqi do ta gjenë një fat i tillë.
Duhet përmendur se Turqia një kohë të gjatë po kërkon nga HDP-ja kurde të distancohet nga terroristët kurd (PKK) që kishin bërë disa shpërthime anekënd vendit dhe të dënojnë terrorizmin që po kërcënon Turqinë. Partia kurde edhe më tutje këmbëngule se nuk do të dënojë veprimet e PKK-së dhe ka kërcënuar se do të tërhiqet nga parlamenti i Turqisë.
Ajo që bie në sy është edhe deklarata e Mehmet Ali Shahin, nga partia në pushtet se: “Përderisa nuk vërtetohet akuza ndaj të ndaluarve deputetë, më mirë do të ishte që ata të mos mbahen në burg”.
Ka indikacione të forta se popullata turke gjithandej në Turqi po thirret të dalë në rrugë. Nisur nga përvojat turke në mbrojtje të vendit, ushtria, policia dhe organet tjera të sigurisë janë në gjendje të bëjnë shumëçka për të ruajtur të ardhmen e vendit të tyre.
Një re e murrme po sillet mbi qiellin e kaltërt të Turqisë…!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme