Çaushi: Shikoni çfarë ka ndodhur në Kosovë, përderisa debatonit për kombin

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi thënë se debatet e kohëve të fundit për kombin janë shterpë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në periudhën derisa flitej, ka pasur shumë gjëra të tjera që kanë ndodhur e që janë në dëm të Kosovës.

Lexoni postimin e plotë:

Pasi kaluan afër dy javë me debate shterpë e qesharake mbi kombin do ishte ndoshta e dobishme të pyesim se mos vallë ndodhi diçka tjetër në Kosovë gjatë këtyre ditëve.

15.10.2016

Rreth 7500 qytetarë largohen nga Kosova për në Gjermani në periudhën Janar – Gusht.

Fjala është për pajisje me viza pune, me mundësinë e bashkimit të mëvonshëm familjar dhe lejes për qëndrim të përhershëm.

Ata që premtonin 200.000 vende pune tani mburren me largimin sistematik të të rinjëve të kualifikuar drejt Perëndimit.

17.10.2016

Afër 100.000 qytetarë të Kosovës mbijetojnë nga ndihmat sociale. 17,6 % të qytetarëve në varfëri të plotë. Niveli i varfërisë nuk po shënon ulje.

18.10.2016

Memorandumi për borde me Ambasadën Britanike, i destinuar për dështim.

19.10.2016

Zëvendësi i Mustafës, Stojanoviq, në Bruksel për Trepçën.

19.10.2016

Departamenti Amerikan i Shtetit: Kosova, burim dhe destinim i trafikimit me njerëz.

20.10.2016

Lirohet Nuhi Uka, ish kryetari I Gjykatës Komunale të Prishtinës, i akuzuar për krim të organizuar.

Është e pafalshme që në realitetin aktual të lejojmë ndërtimin e temave të paqena, duke maskuar kështu me apo pa dashje çështjet që për çdo ditë rëndojnë mbi qytetarin tonë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme