Çdo 20 minuta vritet ose plagoset një fëmijë në Gaza

Agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, UNICEF, ka deklaruar se mbi 50 mijë fëmijë janë vrarë ose lënduar që nga tetori i vitit 2023, kur filloi një luftë mes Izraelit dhe Hamasit.

Në një mesazh në rrjetet sociale, UNICEF tha se kjo është e barabartë me një fëmijë çdo 20 minutë.

“Ky është shkatërrim i fëmijërisë. Shkatërrim i vetë jetës. Këta janë fëmijë, jo numra. Asnjë fëmijë nuk duhet të kalojë nëpër këtë. Asnjë tjetër fëmijë”, thuhet në deklaratën e UNICEF-it.

Për të vënë në dukje realitetin e luftës për fëmijët, veçanërisht ata në Gaza, një instalacion artistik pushtoi një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit të Portugalisë, Lisbonës.

Lodra dhe rroba fëmijësh u vendosën në mes të rrugës Rua do Carmo, të premten, për të tërhequr vëmendjen ndaj mijëra fëmijëve të vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës.

Disa aktivitete të tjera u zhvilluan gjithashtu në mbarë Portugalinë për të kërkuar një armëpushim të menjëhershëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme