Rreth 150 ndërmarrje janë shuar në tre mujorin e dytë në Kosovë.
Gjatë periudhës prill-qershor të 2020-es saktësisht janë shuar 146 ndërmarrje, shkruan arbresh.info.
Numri ma i madh është në kryeqytet, gjithsej 25 ndërmarrje të shuara, pasuar nga Prizreni me 22 ndërmarrje të shuara.
Kështu bëhet e ditur në Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për tremujorin e dytë (TM2) 2020 të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK). Ndërsa pjesa më e madhe e ndërmarrjeve të shuara janë marrë me tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave.
E, gjatë kësaj periudhe në Kosovë, rënie ka pësuar edhe regjistrimi i ndërmarrjeve të reja.
Gjatë periudhës prill-qershor në Kosovë janë regjistruar 2033 ndërmarrje të reja.
Ky numër është për rreth 25% më i ulët sesa periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shkruan arbresh.info.
Kështu bëhet e ditur në Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për tremujorin e dytë (TM2) 2020, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
“Në tremujorin e dytë të vitit 2020 (TM2) gjithsej janë regjistruar 2033 ndërmarrje. Në TM2 2020 krahasuar me tremujorin paraprak ( TM1 2020) kemi ulje për 12.03% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM2 2019) ka zbritje për 23.4% të ndërmarrjeve të regjistruara”, thuhet në këtë publikim.
Aty thuhet gjithashtu se tregtia me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave përbënte numrin më të madh të ndërmarrjeve të reja.
Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 488 (24%), Ndërtimtari me 328 (16.1%), Prodhim me 309 (15.2%), Akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 191 (9.4%), Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike me 189 (9.3%), etj”, thuhet më tej në raport.
Ndërsa rreth 97% e ndërmarrjeve kanë 1-4 të punësuar./arbresh.info/