Nëna e Kejsi Spahillarit, e cila ka rezultuar nga hetimet se qëndron pas vdekjes së të dashurit të saj, 18-vjeçarit Antonio Karafili, më 14 Qershor 2018 në Voskopojë, ka mohuar përfshirjen e të bijës në krim, duke e cilësuar historinë si sajesë.
Në një prononcim për mediat, nëna e së resë pretendon se historia në fillim ka qenë ndryshe nga çfarë ka rezultuar pas hetimeve. Ajo ka treguar se e bija dhe Antonio ditën e ngjarjes kishin qenë në Korçë, ku dhe kishin pasur një zënkë mes tyre e më pas ishin ngjitur në Voskopojë.
Siç tregon ajo, 18-vjeçarit Antonio Karafili kishte refuzuar të zbriste në qytet dhe Kejsi ishte kthyer vetëm, kishte njoftuar nënë dhe vëllain e të dashurit dhe ishin ngjitur sërish në Voskopojë, ku dhe kanë gjetur turpin e tij të pajetë.
“Ata ishin në Korçë, kishin pasur një grindje, ishin ngjitur në Voskopojë, Kejsi kishte dashur të zbriste, ai jo. Kishte zbritur kishte marr të ëmën dhe të vëllain dhe i kishte thënë që ai nuk do të zbresë, kur vajtën këta e kanë gjetur”, thotë ajo.
Po ashtu, ajo thotë se çaçafin me të cilin ishte varur Antonio e kanë prekur të githë, vëllai, nëna e tij dhe Kejsi, madje dhe vetë nëna e kësaj të fundit, kur ka mbërrtiur në shtëpi trupi i tij i pajetë.
“Kejsi ishte ajo që e gjeti, bashkë me të ëmën, e kanë prekun, e kanë prerë çarçafin. Edhe unë e kam prekur çarçafin në momentin kur e kanë sjellë djalin në shtëpi, sepse ne e dinim si histori si familje, Kejsi nuk kishte pse ta bënte këtë”, tha nëna e saj.
Po ashtu, nëna e Kejsi Spahillarit pretendon se nëna e Antonio Karafilit ka ndryshuar dëshminë, pasi ditën e ngjarjes ajo ka thënë se të birin e ka gjetur të varur dhe jo siç deklaroi më pas, se e gjeti të shtirë në tokë.
“Ato që thanë atë natë, që Kejsi mua më mori në telefon duke ulëritur, pasi e kishin gjetur, ata nuk thanë që e gjetën të shtrirë siç ata pretendojnë, por vetë e ëma tha që e ngritëm në peshë që premë çarçafin. Jo e gjetëm me këmbë në tokë, është sajesë. Kërkoj drejtësi, policia të bëj punën e tyre se është mëkat të bësh vrasës dikë që nuk është”, shprehet ajo.
Sa i përket dyshimeve se e bija ishte në një lidhje paralele atë kohë me 65-vjeçarin Rexhep Vathi, më të cilin vrau të dashurin e saj, nëna e Kejsit thotë se nuk e njihte si person, por e ka dëgjuar në media pas vrasjes së Antonit.
“Nuk e njoh personin, e kam dëgjuar vetëm nga historia që ka dalë. Si ka mundësi në kaq vite, policia nuk ka zbuluar këtë krim, dhe bazohen vetëm në fjalë”, thotë ajo.
*Rexhep Vathi vrau veten një vit më parë, kur ishte 71 vjeç.
Nëna e Kejsi Spahillarit: Asgjë nuk është e vërtetë, çdo gjë është e shtirur dhe e stisur e tëra nga fillimi. Ka qenë komplet ndryshe historia që në fillim. Jam e shokuar. Nuk e njoh personin, e kam dëgjuar vetëm nga historia që ka dalë. Si ka mundësi në kaq vite, policia nuk ka zbuluar këtë krim, dhe bazohen vetëm në fjalë.
Kejsi ishte ajo që e gjeti, bashkë me të ëmën, e kanë prekun, e kanë prerë çarçafin. Edhe unë e kam prekur çarçafin në momentin kur e kanë sjellë djalin në shtëpi, sepse ne e dinim si histori si familje, Kejsi nuk kishte pse ta bënte këtë.
Ka nisur një luftë si më mullinjtë e erës, çdo gjë shpifet dhe besohet. Si ka mundësi që të merret çdo fjalë e thënë pa asnjë bazë, të merret e mirëqene. Të bësh një person vrasës pa pasur asnjë provë, Kejsi nuk ka lidhe farë. Ata ishin në Korçë, kishin pasur një grindje, ishin ngjitur në Voskopojë, Kejsi kishte dashur të zbriste ai jo. Kishte zbritur kishte marr të ëmën dhe të vëllain dhe i kishte thënë që ai nuk do të zbresë, kur vajtën këta e kanë gjetur.
Ato që thanë atë natë që Kejsi mua më mori në telefon duke ulëritur, pasi e kishin gjetur, ata nuk thanë që e gjetën të shtrirë siç ata pretendojnë, pro vetë e ëma tha që e ngritëm në peshë që premë çarçafin. Jo e gjetëm me këmbë në tokë, është sajesë. Kërkoj drejtësi, policia të bëj punën e tyre se është mëkat të bësh vrasës dikë që nuk është.
ZBARDHJA E NGJARJES
Është zbardhur vdekja e Antonio Karafilit, ngjarje e ndodhur 7 vite më parë në Voskopojë, e cila u raportua fillimisht si vetëvrasje. Pas krimit të rëndë, qëndron partnerja e tij Kejsi Spahillari dhe Rexhep Vathi, me të cilin ajo kishte krijuar një lidhje paralele.
Gjykata e Korçës ndaj Kejsi Spahillarit masën e sigurisë “arrest me burg” në mugesë me kerkesë të Prokurorisë nën akuzën e vrasjes në bashkëpunim të të dashurit të saj Antonio Karafili, në atë kohë 18-vjeç.
Ndërkohë pritet që Prokuroria e Korçës të procedojë me urdhër arresti ndërkombëtar për Kejsi Spahillarin pasi ajo jeton prej disa vitesh në Kanada ku ka krijuar edhe familje.
Vdekja e 18-vjeçarit u regjistrua dhe hetua si vetëvrasje pasi i riu u gjet i varur me çarçaf në një pemë në perferi të fshatit Voskopoje.
Por, prokuroria vijoi me hetimet duke mbledhur prova dhe vleresuar indiciet, të cilat implikonin në ngjarje të dashurën e Antonios, Kejsi Spahillari dhe Rexhep Vathin.
Nga indiciet dhe provat biologjike rezulton se Rexhep Vathi dhe Kejsi Spahillari kanë mbytur me çarçaf Antonio Karafilin dhe më pas e kanë varur në pemë, duke inskenuar vetëvrasjen e të riut.
Motivi i krimit dyshohet të jetë lidhja paralele që Kejsi Spahillari kishte me viktimën, si edhe autorin e vrasjes Rexhep Vathin.
Pas krimit, Kejsi Spahillari emigroi ne Kanada, ndërsa në gusht të vitit 2024 Rexhep Vathi vrau veten.