Çdo i 10 – ti person në botë, vdes nga pirja e duhanit

Pirja e duhanit shkakton një në 10 vdekje në mbarë botën, kjo sipas një studimi të bërë në katër vende të botës, në Kinë, Indi ShBA dhe Rusi.

Sipas një raporti të bërë nga instituti mjekësor “The Lancet”, tregon se rritja e popullësisë ka shkaktuar edhe rritjen e numrit të duhanpirësve.

Hulumtuesit kanë treguar se vdekshmëria mund të rritet edhe më shumë, pasi kompanitë e duhanit kanë në shënjestër tregjet e reja veçanërisht vendet në zhvillim.

“Pavarësisht nga më shumë se gjysmë shekulli studimet tregojnë se duhani është një nga efektet më të dëmshme mbi shëndetin, sot një në çdo katër meshkuj në botë është një duhanpirës i përditshme”, ka thënë autori i këtij hulumtimi Emmanuela Gakidou, shkruan BBC.

“Pirja e duhanit mbetet faktori i dytë më i madh rreziku për vdekje të parakohshme dhe paaftësisë, kështu për të ulur ndikimin e saj ne duhet të intensifikojmë kontrollin e duhanit”, ka shtuar Gakidou.

Ky raporti ka treguar se gati një miliardë njerëz tymosin çdo ditë. /Insajderi.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme