Nxënësit e shkollave të mesme janë ata të cilët pësojnë më shumë nga aksidentet në rrugë u tha në konferencën e tretë me temën, ” Shkaktarët e aksidenteve në rrugë nga këndvështrimi i nxënësve”.
Në konferencën e organizuar në bashkëpunimin me kolegjin e aplikuara teknik ” Tempulli”, Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Asociacioni Kosovar i Motorizmit “AMRKS” u tha se shkaktarët e aksidenteve nga këndvështrimi i nxënësve janë: tejkalimi i shpejtësisë, përdorimi i telefonit, si dhe i dogës dhe alkoolit nga ngasësit e automjeteve, transmeton kp.
Drejtori i Kolegjit të Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli”, Muhamed Krasniqi, tha se gjendja në trafik është shqetësuese dhe çdo muaj janë 10 viktima si pasojë e aksidenteve në rrugë.
“Përmes hulumtimit kemi bërë përpjekje që të gjithë nxënësit që dalin nga shtëpia t’i ndjekin rregullat. Janë edhe shenjat e trafikut që i udhëzojnë ata dhe nëse veprojnë kundër këtyre rregullave do të ketë pasoja”, tha Krasniqi.
Ndërkaq, drejtori e departamentit të sigurisë rrugore në Ministrinë e Infrastrukturës, Burim Krasniqi tha se nga rezultatet e Policisë del se faktori njeri është shkaktari kryesor i aksidenteve me fatalitet. Sipas tij Ministria e Infrastrukturës në planin e saj për vitin 2018 ka për qëllim të bëjë një hulumtim se mos rastësisht edhe infrastruktura po ndikon në numrin e aksidenteve
© KOHA.