34 raste të reja me fruth janë shënuar gjatë 4 muajve të parë të këtij viti.
Ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik është duke i mbikëqyrur mbi 170 raste, raporton KTV.
Për dallim nga viti i kaluar kur vendi u përfshi nga një epidemi e fruthit me ç’rast u shënuan 625 raste, këtë vit kjo shifër ka rënë në mënyrë drastike.
E gjithë kjo epidemi nisi të përhapej kur një pjesë e komuniteteve Rom ashkali dhe egjiptian në veri të Kosovës refuzuan të kryenin vaksinat dhe kontrollet në institucionet e Kosovës. Në ditën Botërore të Imunizimit u tha se objektivë kryesore mbetet vaksinimi i të gjithë fëmijëve. Me këtë rast, u kërkua që në programin e zgjeruar të imunizimit t’u kushtohet më shumë vëmendje grupeve të cenueshme si komuniteteve RAE.