Edhe këtë fundjave ka pasur fluks të pushuesve nga Kosova në territorin shqiptar, duke shkaktuar edhe radhë në pikën kufitare të Morinës.
Vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm drejt bregdetit shqiptar kaluan doganën 26 mijë shtetas kosovarë.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë kaluar 46 mijë shtetas kosovare. Kjo ka sjellë trafik të rënduar në aksin rrugor Morin-Kalimash çka ka sjellë përplasjen e dy automjeteve me targa të Kosovës.
Fatmirësisht ky aksident ishte pa pasoja për jetën.
Të dhënat e policisë flasin për numër të vogël të aksidentesh ne Rrugën e Kombit nga 1 qershori-16 gusht të cilat nuk kane pasur asnjë pasoje me jetë njerëzish.