Çeçeni: Arrestohen 50 pjesëtarë të dyshuar të ISIS’it

Udhëheqësi i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov njoftoi sot arrestimin e më shumë se 50 rebelëve që kanë lidhje me organizatën e Shtetit Islamik (ISIS), në mesin e tyre një terrorist me rrezikshmëri të lartë.

 

“Forcat e sigurisë së Republikës së Kaukazit rus ndërmorën një ditë më parë një operacion të gjerë kundër një grupi të armatosur i drejtuar në distancë nga një luftëtar çeçen që jeton në Siri”, deklaroi në Instagram, Ramzan Kadirov, transmeton atsh.

“Tashmë, grupi u neutralizua plotësisht dhe më shumë se 50 anëtarëve të saj janë në paraburgim në komisariate”, njoftoi ai në një tekst që shoqërohej me një video ku shfaqen rebelët e arrestuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme