Çejku: Partitë shqiptare në Maqedoni nuk tërhiqen nga platforma

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku tha se partitë shqiptarë nuk tërhiqen nga platforma e tyre.

“Partitë shqiptare kanë paraqitur platformën e tyre dhe nuk besoj që do ketë një tërheqje nga kjo platformë sepse cilado parti, përfshi edhe BDI që mund të tërhiqet nga kjo platformë do ta nxirte humbëse jo vetëm politike por edhe morale tek shqiptarët dhe unë nuk besoj që BDI do të bëjë hapa prapa, përkundrazi do përpiqet që të çertifikojë një marrëveshje që është e pranueshme për shqiptarët”, deklaroi Arben Çejku, ish ambasador i Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë.

Çejku tha në studion e lajmeve në Ora News se pavarësisht përfundimit të bisedimeve faktori shqiptar do të mbetet i rëndësishëm për stabilitetin e Maqedonisë.

“Nuk besoj se faktori shqiptar do të dalë i humbur nga kjo. Sido që të jetë përfundimi i bisedimeve qoftë me VMRO, apo LSDM faktori shqiptar do të mbetet i rëndësishëm. Nga kontakti që kam patur ka një lloj akordance për një qeverisje mes VMRO dhe BDI, por VMRO do ti diskutojë me kryesinë paketën që paraprakisht e ka pranuar”, tha Arben Çejku, ish ambasador i Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme