Çekia pret ndyshimet kushtetuese

Nëse menaxhohet situata me ndryshimet kushtetuese, dera e BE-së për anëtarësim të Maqedonisë do të hapet. Këtë porosi e dërguan përfaqësuesit e ministrisë së jashtme çeke gjatë vizitës së tyre në ambasadën çeke në Shkup. Pas takimit me zëvendëskryeministrin Mariçiç dhe në vigjilje të vizitës së ambasadorëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimorë të cilët në dy ditët e ardhshme do të qëndrojnë në Shkup, përfaqësuesit çek thanë se mbështetja e Çekisë për RMV-në do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Rezultatet e procesit të skriningut të BE-së, siç kemi dëgjuar kanë qenë shumë pozitive, kështuqë ju jeni në rrugën e drejtë dhe nëse e menaxhoni çështjen e ndryshimeve kushtetuese, do të hapet dera për anëtarësim në BE, sepse BE është e vetëdijshme për rëndësinë strategjike që Ballkani Perëndimorë duhet të ec përpara me integrimet. Nëse këto pengesa largohen në parlament, vërtet ato do të hapen, jam I sigurtë”, deklaroi Martin Koshatka, përfaqësues i ministrisë së jashtme çeke.

 “Presidenca çeke ka mbaruar në dhjetor të vitit të kaluar dhe ne jemi munduar të jemi aktiv dhe të rrisim marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, kishim konferenca dhe seminare të organizuara këtu dhe atje, në Shkup dhe Sofje… Kishim përgjigje të mira prej të dyja palëve, disa lloj arritjesh të mira”, u shpreh Jaroslav Ludva, ambasador. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme