Kështu është shprehur Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, në një intervistë për “Rtv Kim”, ku ka shtuar se ai vet nuk është pjesë e bisedimeve, mirëpo është në dijeni që bisedime të tilla janë duke u zhvilluar, transmeton lajmi.net.
Çeku ka shtuar se ka bisedime me Listën Serbe mirëpo jo negociata, dhe beson se këto bisedime do të arrijnë të sjellin negociata dhe koncensus të përbashkët, përfundoi Çeku.
Së fundi Lista Serbe nuk pajtohet me transformimin e FSK-s në Ushtri të Kosovës, pasi që sipas tyre sa kohë që është misioni paqeruajtës në Kosovë, KFOR, nuk ka nevojë për ushtri.Gjithashtu ata janë deklaruar kundër ndryshimeve Kushtetuese që do të mundësonin një gjë të tillë. /Lajmi.net/