Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani thotë se nuk e di arsyen se pse edne nuk janë hapur çerdhet tashmë të ndërtuara në Likovë, Haraçinë dhe Çair, shkruan TV21. Limani tha se tash e dy muaj ka nënshkruar pëlqimet edhe për punësime por edhe për hapje të të njëjtave.
“Çerdhet, i kanë pëlqimet ata edhe për punësimet edhe për hapjen, i kam nënshkruar, ka dy muaj dmth dhe unë nuk e di arsyen se pse nuk i hapin ata. Ju dmth tani i fajësoni komunat se nuk funksionojnë, apo? Jo nuk fajësoj asnjë njeri, unë procedurën e kam përshkruar, i kam nënshkruar edhe pëlqimet, u janë ofruar atyre. Arsyet se pse nuk hapen çerdhet, është çështje me të cilën edhe për të cilën duhet të japin shpjegim ata”, tha mes tjerash Limani.