Çerdhja në Tearcë nuk dihet se kur do të hapet

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Kjo çerdhe në fshatin Tearcë, duhej të ishte e përfunduar që në vitin 2023, megjithatë vonesa u bënë shkaku i disa lëshimeve në ndërtim dhe dhënies së lejes nga ana e Ministrisë për të filluar me punë kjo çerdhe.

Çerdhja filloi të ndërtohet në vitin 2021 ndërsa në funksion duhej të vihej në vitin 2023. Por, kaluan dy vite dhe çerdhja vazhdon të jetë e mbyllur. Edhe pse punimet kanë përfunduar, çerdhja nuk mund të nis me punë, pasi Komuna e Tearcës nuk i ka realizuar proceduat për themelimin e saj dhe as për punësimet e nevojshme.

“Tani jemi në fazën e përgatitjes së dokumentacionit dhe të njëjtat janë dorëzuar regjistrin Qendror, dhe pas regjistrimit në regjistër të objektit ne do bëjmë përgatitjen e dokumenteve të nevojshme siç statuti dhe organet tjera të parapara me Ligj për themelimin e këtij institucioni”, tha Merita Elmazi, Drejtoreshë e çerdhes në Tearcë.

Ministri i Politikës Sociale, Fatmir Limani thotë se për vonesat fajtore është komuna.

“Varet prej tyre, unë jap leje për hapje, dhe këtë leje e kanë dhe varet prej tyre tani. Lejen e kanë marrë para një apo dy jave. Tani lejen atë ditë që e japim ne që atë ditë mund të realizohet, varet sa janë përgatitur ata”, u shpreh Fatmir Limani, Ministër i Politikës Sociale.

Çerdhja në Tearcë u ndërtua me fonde të Bashkimit Evropiane, në vlerë prej mbi 800.000 euro dhe ka një kapacitet përkujdesjeje për rreth 150 fëmijë./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme