“Ç’është Jerusalemi për hebrenjtë, është Kosova për serbët”

Për serbët në Serbi nuk ka çështje më të rëndësishme shtetërore e kombëtare se sa Kosova dhe as që ka detyrë më të rëndësishme se sa lufta që Kosova të mbetet në Serbi. Provimi më i madh për këtë gjeneratë të serbëve është ruajtja e shtetësisë serbe në Kosovë, thotë ministri serb i Inovacionit dhe i Zhvillimit Teknologjik i Serbisë Nenad Popoviq, transmeton Koha.net.

“Vetëm shtetet që fuqimisht dhe pa heqje dorë e kanë mbrojtur territorin e vet, dinjitetin shtetëror dhe kombëtar, por edhe dinjitetin, forcën dhe besimin në vet, kanë qenë të respektuara, të njohura por edhe ekonomikisht të fuqishme”, ka thënë Popoviq.

Popoviq,në një shkrim autorial për javore “vreme” të Beogradit thekson se Rusia është shembull për shtetet që janë gjendur në një situatë të njëjtë sikur dhe Serbia kur e ka mbrojtur Çeçeninë, Izraeli Jerusalemin ose Britania e Madhe me Ishujt Falkland dhe Kina me të drejta e saj në Tajvan e Hong Kong.

Izraeli, ka thënë, e ka në mënyrë konstante çështje të hapur kërcënimin e një pjese të territorit porse kjo nuk është pengesë për rritjen e ekonomike. Ky shtet me pak më shumë se 8 milionë banorë, ka të ardhura vjetore rreth 320 miliardë dollarë.

“Ne nuk mundemi kurrë të ndalemi që Kosova të mos jetë Serbi, sepse as ne që tash jetojmë në Serbi me Kosovën e kemi bërë Serbinë me të dhe as që kemi të drejtë që brezat e ardhshëm të serbëve t’i lëmë pa Kosovë “, ka thënë Popoviq.

“Ajo që për hebrenjtë është Jerusalemi, kjo është Kosova për Serbinë . Duke e ruajtur Kosovën, ne e ruajmë Republikën Serbe, Rashkën, Vojvodinën, sepse këto të gjitha janë çështje të hapura nëse në çështjen e Kosovës dëshmojnë dobësi e pavendosmëri si popull e si shtet “, ka thënë ai.

Popoviq në këtë shkrim sheh ëndërr se Kosova do të mbetet në Serbi duke i dhënë asaj autonominë më të gjerë të mundshme, maje sipas tij autonomi edhe më të madhe se sa që kanë tash në shtetin e Kosovës të cilin ai e quan “të rremë”.

© KOHA. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme