Gjykata e Lartë ka vendosur çështja e 21 Janarit do t’ia kalojë Prokurorisë së Posaçme.
Togat e zeza kanë pranuar rekursin e Rajmonda Nikës, të vejës së Aleks Nikës dhe Gjykata e Lartë detyron SPAK të regjistrojë procedimin penal.
Familjarët e Aleks Nikës, i vrarë në protestën e 21 janarit të vitit 2011, kishin bërë rekurs që dosja e ’21 janarit’ t’i kalonte Prokrorisë së Posaçme.
Prokurori i SPAK kishte vendosur dërgimin e kallëzimit për kompetence lëndore në prokurorinë e Tiranës. Ky vendim u ankimua nga familjarët e viktimave, por më 29 mars 2023 GJKKO vendosi t’i rrëzojë.



