Çështja e Asociacionit, ambasadori Hovenier mban mbledhje jozyrtare në rezidencën e tij

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po vazhdon përpjekjet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ambasada amerikane të enjten do t’i mbledhë për të herë të dytë në një takim jozyrtar përfaqësuesit e  institucioneve, partive politike dhe të shoqërisë civile për të diskutuar rreth Asociacionit.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë.

“Pas diskutimit produktiv më 31 janar me një gamë të gjerë aktorësh në Ambasadën e SHBA-së, ambasadori do të mbledhë një mbledhje jozyrtare në rezidencën e tij për të lehtësuar bisedën e mëtejshme. Nuk ka asnjë program zyrtar apo temë diskutimi”, ka deklaruar zëdhënësi i Ambasadës amerikane.

Pas diskutimit të mbyllur të organizuar nga Ambasada Amerikane më 31 janar, ambasadori Hovenier tha se SHBA-ja e ka bërë të qartë se “nuk mbështet asnjë marrëveshje që shkel Kushtetutën e Kosovës” ose që “kërcënon sovranitetin, pavarësinë dhe karakterin multi-etnik” të saj.

Së fundmi, SHBA-ja dhe BE-ja kanë intensifikuar angazhimin e tyre që të shtyjnë palët drejt një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog nën ndërmjetësimin e BE-së – proces që ka mbështetjen e SHBA-së – që nga viti 2011.

Ky proces synon normalizimin e plotë të raporteve, përmes një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme. Por, palët kanë qëndrime të ndryshme sa i përket përfundimit të negociatave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme