Çështja e Kosovës – Washingtoni në ofensivë, Brukseli i pafuqishëm

Ofensiva diplomatike e Washingtonit në Prishtinë, ku në javët e fundit vetëm po ndërrohen emisarët amerikanë me mesazhe të ashpra drejtuar udhëheqësve të Kosovës, me sa duket ka për qëllim që SHBA-ja të zëvendësojë Brukselin pasiv në rolin ndërmjetësues sa i përket zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

Kësisoj shkruan e përditshmja serbe “Novosti”duke iu referuar burimeve të saj të cilat “kanë vlerësuar rritjen e përfshirjes së zyrtarëve amerikanë “në terren” dhe emërimin e Philip Reeker, si Ndihmëssekretar të Shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike”.

“Reeker një diplomat me përvojë që e di situatën në Ballkan dhe është konsideruar si një “njeri i cili përfundon punët”, i bëri thirrje Prishtinës të heqë taksën për mallrat serbe, ndërsa nga Beogradi që të ndal lobimin për tërheqjen e pavarësisë së Kosovës dhe për të parandaluar pranimin e saj në organizatat ndërkombëtare”, shkruan kjo gazetë, transmeton Klan Kosova.

“Novosti” në shkrim përmend edhe vizitat e tjera të zyrtarëve të lartë amerikanë që do t’i bëjnë Kosovës.

Në mesin e tyre është edhe ajo e zëvendëssekretarit amerikan i Shtetit, David Hale, i cili do të qëndrojë më 8 dhe 9 mars në Beograd dhe në Prishtinë për të nxitur te dyja palët që të ulen në tryezën e bisedimeve për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, transmeton Klan Kosova.

Në një njoftim të departamentit amerikan të shtetit, thuhet se “në Beograd ai do të bisedojë me zyrtarët serbë marrëdhëniet dypalëshe dhe do të nxis kthimin në tryezën e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ai do të diskutoje edhe me drejtuesit e shoqërisë civile për çështje rajonale e globale, përfshirë ndikimin rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimorë”.

Më pas më 9 mars në Prishtinë, ai do të takojë udhëheqësit e lartë të Kosovës “për të nënvizuar mundësinë historike për të arritur një marrëveshje të plotë të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe për të kërkuar masa për të arritur një zgjidhje”.

Pas tij, në Kosovë vijnë edhe dy këshilltarët kryesorë për politikë të jashtme, të kancelares gjermane Angela Merkel, Matthias Luettenberg dhe Jan Hecker.

Përndryshe, Prishtinën së fundmi e kanë vizituar edhe zyrtarë të Këshillit për Siguri Kombëtare të Amerikës, John Erat dhe Brad Berkeley, të cilin krerët shqiptarë edhe njëherë të japë një mesazh se Washingtoni pret heqjen e menjëhershme të taksës, transmeton Klan Kosova.

Sipas informacioneve jozyrtare të gazetës beogradase, “SHBA dëshiron që një marrëveshje në mes të Beogradit dhe Prishtinës të arrihet këtë vit. Duke pasur parasysh se BE është kapluar nga problemet e brendshme dhe është afër zgjedhjeve, është e qartë se Brukseli nuk ka fuqi për të luajtur një rol kyç në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme