Çështja e të pagjeturve nuk do të jenë pjesë e bisedimeve në Bruksel

Raundi i ri i bisedimeve në nivel presidentësh qe pritet në nis në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk do ta përfshijë temën e personave të pa gjetur, apo të rrëmbyer gjatë kohës së luftës në Kosovë nga forcat ushtarake serbe.

Megjithëse ishte përfolur se kjo teme do ti shtrohet në tavolinë presidentit serb Aleksandër Vuqiç, një gjë të tillë e ka mohuar Ardian Arifaj këshilltar i Presidentit Thaçi.

Ai në një prononcim për Indeksonline, ka thënë se temat kryesore që do të bisedohen në takimet e ardhshme në Bruksel kanë të bëjnë me implementimin e marrëveshjeve të arritura më herët si dhe do të diskutohet për të ardhmen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por që tema për të pa gjeturit nuk do të jetë pjesë e këtyre bisedimeve.

Arifaj ka treguar Presidenti Thaçi nuk ka dashur që kjo temë të politizohet, sipas tij kjo është një qështje humanitare, që i takon shtetit serb të jap llogari.

“Presidenti gjithmonë ka kërkuar që tema e të pagjeturve mos të politizohet pasi kjo është një çështje krejtësisht humanitare edhe që të gjitha mekanizmat relevant të angazhohen sa më parë që kjo çështje të mbyllet dhe çdo familje të mësoj për fatin e anëtarit të vetë”, ka thënë ai.

Arifaj ka theksuar se presidenti Thaçi ka më shumë se një vit që kërkon që dialogu të marrë një frymë dinamikë por edhe të bëhet më përmbajtjesor që do të qoj drejtë një marrëveshje kornizë gjithëpërfshirëse drejtë marrëdhënieve të mira ndër fqinjësore dhe njohjes së Kosovës si shtet dhe më pas pajtimit ndërmjet dy vendeve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme